‘Pasaporta Covid’ kush ka marrë të dyja dozat e vaksinës’, Greqia përgatitet për sezonin veror

‘Pasaporta Covid’ kush ka marrë të dyja dozat e vaksinës’, Greqia përgatitet për sezonin veror

16:48, 23/02/2021
A+ Aa A-

Greqia është bërë një nga vendet e para në Bashkimin Evropian që lëshon certifikata dixhitale të vaksinimit COVID-19, disa muaj para se të fillojë sezoni turistik.

Sipas autoriteteve, qëllimi është të lehtësojë udhëtimet, duke shpresuar se deri në verë, një pjesë e madhe e popullsisë së botës do të jenë vaksinuar.

Kyriakos Pierrakakis, Ministri i Qeverisjes Dixhitale thotë se ai shpreson që kjo gjë të miratohet si një certifikatë në një nivel pan-Evropian.

“Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tashmë ka paraqitur propozimin tonë në një nivel Evropian, i cili është që pasaporta të përdoret si një mjet për të lehtësuar, padyshim jo si një mjet për të diskriminuar. Propozimi përqendrohet në pikat e kalimit të kufirit,” – tha ai.

“Ne propozojmë që kur të kaloni kufirin të shkoni në një vend tjetër, të keni natyrisht mundësinë për të bërë një test dhe për t’u karantinuar, por gjithashtu, nëse jeni vaksinuar, të keni mundësinë të kaloni kufirin lehtë, si një lloj korsie e shpejtë brenda aeroporteve, nëse dikush është vaksinuar, për të pasur mundësinë për të shkuar në një korsi tjetër nga ata që nuk janë vaksinuar. “ – shtoi ai.

Vaksinimi i vendit filloi muajin e kaluar, duke filluar me stafin e kujdesit shëndetësor në vijën e parë dhe banorët e shtëpive të të moshuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco