Greqi, tregjet mund të hapen nga 8 marsi

Greqi, tregjet mund të hapen nga 8 marsi

14:29, 23/02/2021
A+ Aa A-

Athinë - Qeveria greke po shqyrton rihapjen e tregtisë me pakicë në 8 mars, nëse nuk arrin ta bëjë më 1 mars, me funksionim normal të dyqaneve dhe jo sipas modelit kliko-dhe-merr me vete.

Në të njëjtën kohë, qeveria po sheh një kërkesë nga tregu për një zgjatje të shitjeve të dimrit deri më 31 mars, pasi  këtë dimër dyqanet funksionuan normalisht vetëm 12 ditë.

Shitjet e dimrit filluan më 11 janar dhe dyqanet u mbyllën më 18 janar dhe tani supozohen të përfundonin  kohë kur dhe  bllokimi i rreptë është planifikuar të përfundojë në Atikë dhe disa rajone të tjera.

Kërkesa për zgjatjen e shitjeve të dimrit është përcjellë tashmë nga Konfederata Greke e Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të hënën bordi i Shoqatës së Tregtarëve të Athinës i dërgoi një letër Ministrit të Zhvillimit Adonis Georgiadis duke kërkuar rihapjen e shitjes me pakicë nga e hëna e ardhshme dhe zgjatjen e periudhës së shitjeve deri në fund të marsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco