Rritet numri i të infektuarve/ Konfirmohen 13 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i të infektuarve/ Konfirmohen 13 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

17:12, 22/02/2021
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 13 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 129 raste të reja, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë konfirmuar nga 854 testime.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja vijon: Shkup-76, Kavadar – 19, Negotinë – 9, Prilep – 6, Veles, Ohër dhe Strugë – 3 secili, Kumanovë dhe Tetovë – nga 2, Manastir – 9, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Vinicë, Makedonski Brod dhe Demir Kapija – nga 1.

Ndërkaq gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar gjithashtu 342 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid  ka shkuar në  99.408, prej të cilëve 89.742 janë shëruar, ndërsa 3.076 kanë ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco