Koronavirusi/ 21 viktima dhe 444 raste në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ 21 viktima dhe 444 raste në Maqedoninë e Veriut

19:44, 26/01/2021
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 21 të vdekur nga sëmundja COVID-19, prej të cilëve, vetëm në Tetovë janë 11 persona, të moshës nga 58 deri më 77 vjeç. Kjo është shifra më e lartë e të vdekurve brenda një ditë në këtë qytet. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup dhe Kavadar janë regjistruar nga dy viktima ndërsa nga një në qytetet: Kumanovë, Prilep, Shtip, Ohër, Kërçovë dhe Koçanë.

Sipas raportit të dikasterit të shëndetësisë informojnë edhe për 444 persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa numri i të shëruarve arrin në 894 persona, shumica prej të cilave janë nga Shkupi.

Të dhënat bazohen në testimin e 2,518 mostrave në laboratorët Institutit të Shëndetit Publik dhe ato të spitaleve private.

Me koronavirusin e ri deri më tani janë diagnostikuar 91.161 persona, prej tyre; 79.621 janë shëruar, 2.812 e kanë humbur jetën ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 8.728.

Sipas raportit, Maqedonia e Veriut vazhdon të shënoj ulje të numrit personave të infektuar sikur edhe i rasteve aktive, që krahasuar me periudhën nga mesi dhjetorit të vitit të kaluar e deri më tani është ulur për gati 15 mijë persona.

Ndërkohë raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik bënë të ditur se në periudhën nga 18 deri 24 janar numri i të infektuarve është ulur për 28 për qind ndërsa i të vdekurve për 12.7 për qind.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar edhe për përgjysmimin e numrit të personave të hospitalizuar nga më shumë se një mijë, në rreth 500 persona që po trajtohen në spitalet e vendit./ REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco