‘U arratis në Shqipëri me not nga Korfuzi’/ Gruaja e ish-ministrit grek kërkon hetime për vdekjen e tij

‘U arratis në Shqipëri me not nga Korfuzi’/ Gruaja e ish-ministrit grek kërkon hetime për vdekjen e tij

17:34, 26/01/2021
A+ Aa A-

Hetimet për vdekjen e ish-ministrit grek, Sifis Valyrakis që u gjet pajetë në mes të detit pasditen e së dielës, pasi kishte dalë për peshkim me varkën e tij, marrin një tjetër rrjedhë.

Nisur nga informacionet dhe dëshmitë e banorëve të zonës, gruaja e ish-ministrit kërkon që të hetohet pista e vrasjes.

Familja kërkoi shtyrjen e varrimit të ish-ministrit që të bëheshin hetime të tjera.  Gruaja e ish-ministrit, Mina Papatheodorou në një letër drejtuar Ministrit të Transportit i thotë se “njerëzit në komunitetin e vogël të Eretrias flasin dhe mund të paraqesin informacion në lidhje me përfshirjen e një anijeje peshkimi në aksidentin që i mori jetën Sifis Valyrakis, që do të thotë se është i fortë, nëse jo me siguri versioni i vrasjes.

Ne ju nxisim të veproni menjëherë në mënyrë që hetimet të shpejtohen” shprehet ajo. Sipas raportit të parë mjekoligjor në trupin e ish-ministrit janë konstatuar dy plagë në kokë që dyshohet se i ka marrë nga goditja e helikës pas rënies nga varka e tij.

Valyrakis gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi.

Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku e kapi patrulla kufitare shqiptare edhe pse erdhi për të kërkuar strehim në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

78 vjeçari ishte dënuar me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit. Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.

”Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”, është shprehur Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e dhimbshme./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco