Gjendet i vdekur ish-ministri grek i rendit

Gjendet i vdekur ish-ministri grek i rendit

20:48, 24/01/2021
A+ Aa A-

Gjendet trupi i pajetë i ish-ministrit grek të Rendit, Sifis Valirakis.

Kofuma e tij është gjetur në ujrat e gjirit të Evisë, pak çaste më parë. Mediat greke nënvizojnë se 78-vjeçari u gjet pa shenja jete, pak më tej se anija e tij.

Ish-ministri kishte shkuar për të pushuar në vilën e tij në Eretria, dhe gjatë kësaj kohë kishte vendosur që të bënte një udhëtim me varkë. Bashkëshortja e tij u shqetësua pas disa orësh dhe njoftoi menjëherë policinë, se ai nuk ishte kthyer nga udhëtimi.

Menjëherë sapo u dha njoftimi, policia dhe forcat e tjera ndërhynë për të gjetur trupin. Sifis Valyrakis, me origjinë nga Chania, u zgjodh deputet për herë të parë në 1997 dhe shërbeu si ministër në qeveritë e PASOK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco