Mediat serbe: Qindra shqiptarë po vijnë ta vaksinohen në Serbi

Mediat serbe: Qindra shqiptarë po vijnë ta vaksinohen në Serbi

13:30, 22/01/2021
A+ Aa A-

Mbërritja e sasive të konsiderueshme të vaksinave kundër koronavirusit në shtetin serb ka bërë që shumë qytetarë nga Kosova ti drejtohen Bujanocit për tu vaksinuar.

Këtë lajm e ka publikuar media serbe’ Bujanovacke’ ku sipas saj  banorët e Kosovës dhe Metohisë, përfshirë shqiptarët, po vaksinohen kundër koronairusit  në Qendrën Shëndetësore në Bujanovac.

Ata arritën në Bujanovc të Enjten me dhjetë autobusë nga Ranilug, Gjilan, Kamenica dhe zona përreth.

Shqiptarët nga Gjilani, me të cilët bisedoi gazeta, thonë se ata erdhën në Bujanoc për t’u vaksinuar sepse nuk ka vaksina në Kosovë, dhe ata e shfrytëzuan rastin që iu ofrua.

- Vaksinimi i banorëve nga Kosova dhe Metohija është kryer këtu për tre ditë dhe po mbaron sot. Unë nuk kam të dhëna se sa njerëz janë vaksinuar sepse koordinatorët e tyre të imunizimit janë përgjegjës për këtë- thotë Dr. Pavlovi.

Sipas informacionit jozyrtar nga burimet e Bujanovackit nga Qendra Shëndetësore, të paktën 300 persona nga Kosova mbërritën sot.

Dy ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se shteti do të duhet të punojë për të mundësuar vaksinimin për qytetarët e Kosovës, duke pasur parasysh problemet me autoritetet lokale, të cilat parandalojnë shpërndarjen e vaksinës.

- Për shkak të kësaj, disa qytetarë nga Kosova do të duhet të vaksinohen në pikat e kontrollit në Serbinë qendrore - tha ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco