Greqi/ 509 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Greqi/ 509 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19 në 24 orë

20:27, 21/01/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fudnit, 509 raste me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë më parë.

Gjithashtu 25 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Një pjesë e madhe e rasteve të së enjtes u diagnostikuan në zonat përreth dy qendrave më të mëdha urbane të Greqisë – Athina dhe Selaniku.

Në Atikë, zonë e kryeqytetit Athinë, kishte 234 raste, 64 prej të cilave u diagnostikuan në qendër. Një total prej 58 rastesh të reja u regjistruan në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco