VIDEO/ Dy të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Selanik

VIDEO/ Dy të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Selanik

16:45, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një alarm u dha disa orë më parë në zonën e Ippokratio, në Selanikun lindor, pas disa të shtënave me armw  nga persona të pa identifikuar.  Dëshmitarët okularë i thanë Thesstoday.gr se, në kryqëzimin e Rrugës Karamanli dhe 28 Tetor, persona të panjohur qëlluan dy persona drejtpwrdrejt dhe më pas u larguan.

Raportet e hershme tregojnë se ka dy të plagosur, njëri prej të cilëve u plagos në këmbë. I pari u largua me automjetin që kishte ardhur dhe i dyti u largua në këmbë. Ndër të tjera, katër predha të gjetura tw hedhura nga autorët e krimit u gjetën në vendin e ngjarjes . Sipas informacioneve më të reja, nuk përjashtohet për një episod të fansave.  Për mrekulli, nuk pati viktima  pasi brenda dyqanit, në atë kohë kishte punonjës dhe klientë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan oficerët e policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco