Rriten rastet në Greqi/ Konfirmohen 27 viktima në 24 orë nga Covid

Rriten rastet në Greqi/ Konfirmohen 27 viktima në 24 orë nga Covid

17:40, 20/01/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit janë shënuar 27 viktima nga koronavirusi në Greqi.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore raportuan 516 raste të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të të prekurve në 149973 që nga fillimi i pandemisë, prej të cilave 52.1% janë burra.

Në rastet e konfirmuara 230 prej tyre janë në Atikë, 69 në qendër të Athinës dhe 43 raste në Selanik.

Ndërkohë numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5,545 humbje jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco