‘Shkak për luftë’, turqit reagojnë ndaj veprimeve të Greqisë në Jon dhe Egjeun Qendror

‘Shkak për luftë’, turqit reagojnë ndaj veprimeve të Greqisë në Jon dhe Egjeun Qendror

10:47, 20/01/2021
A+ Aa A-

Greqia pritet të miratojë sot në Parlament projektligjin për zgjerimin e hapësirës detare nga 6 në 12 milje në Egjeun Qendror dhe detin Jon, gjë e cila është shkaktuar me reagime të forta në Turqi.

Ai që ngjalli më tepër shqetësim në Turqi ishte fjalimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili tha se zgjerimi pritet të përfshijë edhe pjesën e detit në lindje të Kretës duke patur parasysh zonën, për të cilën deri më tani Turqia dhe Greqia kanë përplasje të forta, shkruan abcneës.al.

Madje, në lidhje me këtë zonë, Turqia lidhi një marrëveshje me Libinë për delimitimin e ujërave territoriale.

Mediat vendase e kanë konsideruar këtë një “shkak për luftë” duke rikthyer në vëmendje të publikut deklaratat e mëparshme të politikanëve se nëse Greqia do të ndërmerrte një veprim të tillë atëherë kjo do të përkthehej në shpallje lufte në Turqisë.

Gjithçka ndodh 5 ditë para negociatave Greqi-Turqi në Stamboll, ndërsa turqit kanë vënë në lëvizje marinën e tyre.

Gjatë ditës së djeshme Dendias u shpreh se me mbylljen e gjireve dhe zgjerimin nga 6 në 12 milje në Jon, Greqia fiton 13 000 km2 territor të ri, i cili përbën 10% të territorit total të Greqisë.

Duke marrë në konsideratë këtë fakt, tha ai, parlamentarët grekë duhej që ta miratonin këtë projektligj në mënyrë unanime.

Pritet që gjatë ditës së sotme të vijojnë diskutimet në parlamentin grek ku gjasat janë që projektligji të kalojë me vota unanime nga deputetët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco