Maqedoni e Veriut, ortodoksët sot festojnë Ujin e Bekuar

Maqedoni e Veriut, ortodoksët sot festojnë Ujin e Bekuar

12:15, 19/01/2021
A+ Aa A-

Shkup - Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë festën Ujit i Bekuar, e cila festohet që prej shekullit të dytë. Është i ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit, i cili prej atëherë quhet Pagëzuesi. Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së kryqit në ujë që e kryen kisha në këtë ditë.

Për herë të parë këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19, do të ndërpritet tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujë. Në vend të kësaj, kjo festë e madhe krishtere, sipas paralajmërimeve, do të shënohet me liturgji të shenjta në kisha dhe në oborret e tyre.

Ministri maqedonas i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dje u bëri thirrje qytetarëve dhe komuniteteve fetare t’i respektojnë masat dhe rekomandimet. Policia, siç tha, do të jenë në lartësinë e detyrës, ndërsa ai që nuk do t’i respektojë masat, do të bartë përgjegjësi.

Në këtë ditë, nëpër lumenj hidhet kryqi, ndërsa ai që e kapë, besohet se do ta ndjekë fati dhe bekimi tërë vitin. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërkaq besohet se me hedhjen e kryqit, ujërat bëhen të mjekueshme.

Deri në vitin e kaluar, festa shënohej në të gjitha dioqezat e vendit, ndërsa manifestimi qendror mbahej në Shkup, ku kryetari i Kishës ortodokse të Maqedonisë, z. Stefani e hidhte kryqin në ujërat e lumit Vardar. Në vend, në pajtim me Ligjin për festa, Uji i bekuar është ditë pushimi për qytetarët e besimit ortodoks. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco