Akuzohet për ngacmim s*ksual dhe përdhunim/ Arrestohet pronari i shkollës së aktrimit në Beograd

Akuzohet për ngacmim s*ksual dhe përdhunim/ Arrestohet pronari i shkollës së aktrimit në Beograd

09:31, 19/01/2021
A+ Aa A-

Miroslav Mika Aleksic, pronari i famshëm i shkollës së aktrimit në Beograd, është arrestuar pas akuzave të shumta për abuzim seksual dhe përdhunim.

Ai u kap mbrëmjen e djeshme pasi disa vajza e raportuan atë për përdhunim ose ngacmim seksual.

Policia tha se Aleksiç u vu në pranga nën dyshimin e sulmit seksual të pesë studentëve të tij, dy prej të cilave ishin të mitur në kohën e akteve.

Aktorja Milena Radulovic tha për shtypin se Aleksic e përdhunoi atë në disa raste ndërsa ajo ishte e mitur.

Ajo tregoi se Aleksic e përdhunoi për herë të parë në nëntor të vitit 2012 kur ajo ishte vetëm 17-vjeçare ndërsa ai 61 vjeç.

Miroslav Mika Aleksic është regjisor filmi, producent, aktor dhe mësues i famshëm në shkollën e tij, në të cilën kanë studiuar mbi 3,000 të rinj.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco