Arrestimet në Ulqin, Abazoviç: Gjykata vendos, ne jemi të vendosur...

Arrestimet në Ulqin, Abazoviç: Gjykata vendos, ne jemi të vendosur...

12:17, 18/01/2021
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas arrestimit të kryetarit shqiptar të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.

Abazoviq ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve,

Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi Abazoviq në Tëitter.

Sipas mediumit malazez, Vijesti, Nerkiq u arrestua pasi dyshohet për punësime partiake.

Bashkë me Nekriqin, janë prangosur edhe zyrtarë tjerë shqiptarë. Të arrestuar kanë përfunduar Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Arrestimet janë bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Komunën e Ulqinit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco