Greqi/ U kërkoi të vendosnin maskat, dy të rinj rrahin barbarisht shefin e sigurisë në metro

Greqi/ U kërkoi të vendosnin maskat, dy të rinj rrahin barbarisht shefin e sigurisë në metro

11:35, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Dy të rinj kanë rrahur barbarisht shefin e policisë në një stacion metroje pasi ai u kërkoi të vendosnin maskën si pasojë e masave mbrojtëse kundër pandemisë së koronavirusit.

Mediat greke janë marrë gjerësisht me këtë akt që sipas tyre është i paprecedentë, në videot e publikuar shihet qartë dhuna që dy të rinjtë ushtrojnë ndaj punonjësit të rendit në metro.

Policia ka njoftuar se identifikimi i dy të rinjve është thjeshtë çështje kohe pasi kamerat e kanë fiksuar mirë agresorët para dhe pas ngjarjes së rëndë, kjo është ndihmuar edhe nga kamerat e qytetarëve që po filmonin ngjarjen.

Sulmi ndodhi gjatë rrugës nga Anthoupolis për në Omonia, kur punonjësi u kërkoi dy pasagjerëve që të vendosnin maskat. Dy të rinjtë fillimisht e fyen dhe e kërcënuan përgjegjësin e stacionit Stasy dhe sapo zbritën në Omonia, ata e ndoqën dhe e sulmuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco