Incident i ri në Egje: Roja Bregdetare Turke provokon peshkarexhën greke Momenti kur anija e Rojes Bregdetare Turke shfaqet para peshkarexhes greke

Incident i ri në Egje: Roja Bregdetare Turke provokon peshkarexhën greke

07:40, 15/01/2021
A+ Aa A-

Athinë - Një video e publikuar të enjten në mediat greke tregon atë që ka ndodhur së fundmi në Egje, ku një anije patrullë e rojes bregdetare turke ngacmon një anije greke peshkimi pranë Imia, një tufë ishujsh të pabanuar që e çuan Greqinë dhe Turqinë në prag të luftës në vitin 1996.

Pamjet e publikuara nga Kalymnos Neës, që duket se janë filmuar nga kuverta e anijes greke të peshkimit, tregojnë se anija turke përshpejton dhe vjen drejt anijes greke me shpejtësi të madhe, përpara se të marrë kthesën vetëm pak metra larg përplasjes dhe shkakton valë të forta që e tronditën anijen e peshkimit.

Më tej shfaqet një anije e Rojës Bregdetare Greke, që ndjek anijen turke.

Incidenti ndodh një javë pasi një tjetër anije patrullimi e rojes bregdetare turke goditi një nije grek në të njëjtën zonë, duke shkaktuar dëme të vogla në anije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco