‘Pjesë e lojërave të ndyra kundër Kosovës’, i ndalohet hyrja zyrtarit serb Petar Petkoviç

‘Pjesë e lojërave të ndyra kundër Kosovës’, i ndalohet hyrja zyrtarit serb Petar Petkoviç

10:09, 14/01/2021
A+ Aa A-

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se i është ndaluar hyrja në Kosovë zyrtarit serb, Petar Petkoviç.

Haradinaj përmes një postim në rrjetin social ka bërë të ditur se MPJD i ka refuzuar të njëjtit kërkesën.

“Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kjo sipas saj ka ndodhur pasi që Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë destruktive.

“Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!); Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik.

 Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Uashingtonit e të Brukselit; Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë! Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco