Vaksina Moderna kundër koronavirusit mbërrin në Greqi

Vaksina Moderna kundër koronavirusit mbërrin në Greqi

14:15, 13/01/2021
A+ Aa A-

 

Vaksina e dytë e miratuar nga Bashkimi Europian, Moderna ka mbërritur në shtetin tonë fqinj, Greqi.

Sipas njoftimeve nga mediat vendase janë dorëzuar rreth 8000 mijë dozat e para të vaksinë, ku brenda janarit numri i dozave do të arrijë në 20 mijë.

Greqia do të marrë 115 mijë doza në shkurt dhe 105 mijë doza në mars sipas marrëveshjes për 240 mijë doza në total.

Greqia do të marrë gjithashtu 427,050 doza nga Pfizer deri në fund të Janarit, 362,700 doza deri në fund të Shkurtit dhe 558,675  të tjera në mars.

Në total, 1,348,425 do të dorëzohen nga Pfizer deri në fund të Marsit. Këtyre mund t’u shtohen edhe 1,180,930 të tjera nga marrëveshja shtesë e Pfizer me Komisionin Europian

 

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco