Mali i Zi lehtëson masat anti-covid për kalimin në kufi: Ja si do të bëhet lëvizja nga sot

Mali i Zi lehtëson masat anti-covid për kalimin në kufi: Ja si do të bëhet lëvizja nga sot

09:46, 12/01/2021
A+ Aa A-

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas rishikimit të masave anti -COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.

Po ashtu, duke filluar që prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR.

Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco