Deklarata lufte nga Vuçiç: ‘Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën’

Deklarata lufte nga Vuçiç: ‘Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën’

09:41, 12/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është kthyer sërish deklaratave për luftën, teksa ka thënë se “nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë”.

“Ata e dinë që unë nuk po gënjej. Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre. Dhe unë them se ata do të kenë shumë surpriza, jo një ose dy”,  tha Vuçiçi për “TV Happy”.

“Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Vuçiç më pas foli për forcën e Serbisë dhe “mençurinë e racionalitetin”.                                      

“Nëse e di që nuk mund të marrim gjithçka , por që ne mund të jemi po aq të kënaqur dhe të pakënaqur sa shqiptarët. Edhe pse jeni të fortë, nuk duhet të përdorni fjalë të ashpra, sepse ne po ndërtojmë paqen dhe duhet ta ruajmë atë. Forca serbe nuk duhet të nënkuptojë arrogancën, por mençurinë dhe racionalitetin”, tha Vuçiç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco