Maqedonia e Veriut/ Vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas

Maqedonia e Veriut/ Vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas

11:21, 05/12/2020
A+ Aa A-

 

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në një konferencë për media tha se vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas për qytetarët e vendit.

Ministri Filipçe tha se kanë filluar përgatitjet intensive për procesin e vaksinimit, me qëllim të përgatitjes së sistemit shëndetësor për vaksinim efektiv.

"Në pjesën e prokurimit të vaksinave, tashmë janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë përmes mekanizmit COVAX. Është një mekanizëm i OBSH-së, Aleancës Globale të Imunizimit, në të cilën marrin pjesë të gjitha vendet fqinje, përveç vendeve anëtare të BE-së, të cilët patën mundësinë të hynin në marrëveshje të drejtpërdrejta me disa kompani. Brenda këtij sistemi, ne do të marrim vaksinat në përputhje me planin e shpërndarjes që COVAX do ta përcaktojë dhe shumë shpejt presim informacion specifik prej tyre", tha Filipçe.

Ai gjithashtu tha se ka kërkuar të bëjë marrëveshje të drejtpërdrejta me kompanitë botërore farmaceutike AstraZeneca dhe Pfizer, për çka tha se pret konfirmim për sasinë shtesë të vaksinave. Filipçe gjithashtu tha se nëpërmjet kryeministrit Zaev, vendi ka aplikuar për 100 mijë vaksina shtesë nga mekanizmi i ofruar nga vendet e BE-së.

"Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë do të kryhet brenda institucioneve shëndetësore publike ku ata punojnë. Vaksinimi do të jetë falas për qytetarët", tha Filipçe.

Ai gjithashtu tha se prioritet për vaksinim do të kenë punonjësit shëndetësorë të angazhuar në luftën kundër COVID-19, më pas qytetarët mbi 65 vjeç, pacientët me sëmundje kronike dhe të punësuarit në infrastrukturën kritike dhe transport. Filipçe gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të përmbahen nga festimet dhe tubimet në festat e fundvitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco