Dritan Abazoviç: Më ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar Gjukanoviçin

Dritan Abazoviç: Më ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar Gjukanoviçin

09:17, 04/12/2020
A+ Aa A-

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç i ka cilësuar të vërteta zërat se i janë ofruar 21 mln euro, me qëllim që të mos rrëzojë nga pushteti presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

Ai tha se ka marrë oferta nga disa palë, por se nuk ka pranuar asnjërën prej tyre. “Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin”, tha ndër të tjerash lideri i grupit parlamentar, URA.

“Kam shumë presion, por se nuk ndihem i pasigurtë. Abazoviç theksoi se qeveria malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por se ka mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve. “Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjen e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.

Dritan Abazoviç ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament, duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesë e një komuniteti që jeton në varfëri. Ai denoncoi më herët se ka marrë kër.cënime, ndërsa autoritetet malazeze e kanë prángosur autorin e kër.cënimeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco