Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mbaron karantina për Greqinë, qeveria njofton hapjen me 7 dhjetor

Mbaron karantina për Greqinë, qeveria njofton hapjen me 7 dhjetor

09:12, 02/12/2020
A+ Aa A-

Qeveria greke ka njoftuar se me datë 7 dhjetorë do të hiqet masa e bllokimit total si pasojë e rënies së shifrave të infektimeve por edhe shtrimeve në spital, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Sipas tij të dhënat pandemike për momentin tregojnë një stabilizim apo edhe një rënie ndërsa ka elementë pozitivë , të tillë si të shëruarit në spitale janë më shumë sesa pranimet e pacientëve.

Akoma nuk është marrë vendimi nëse do të jetë një hapje e plotë apo një hapje graduale, shkollat do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura ndërsa një pjesë e shërbimeve të tjera do të hapen por duke ruajtur të gjitha protokollet e sigurisë.

Sot sipas qeverisë prioriteti kryesorë është arritja e vaksinimit të grupeve të rrezikut me vaksinën kundër koronavirusit në afatin kohor fundi dhjetorit dhe muaji janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco