U izoluar pasi gruaja u prek nga Covid, kryeministri kroat rezulton pozitiv

U izoluar pasi gruaja u prek nga Covid, kryeministri kroat rezulton pozitiv

20:42, 01/12/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njoftoi qeveria e tij.

Ai ishte tashmë në izolim, pasi gruaja e tij doli pozitive gjatë fundjavës.

“Kryeministri Plenkoviç nuk paraqet simptoma të rënda dhe po vazhdon të punojë nga shtëpia”, tha për gazetarët ministri i Shëndetësisë, Vili Beros.

Kroacia po vazhdon të raportojë një numër të lartë të infektimeve ditore, si edhe një numër në rritje të vdekjeve nga COVID-19. Me më pak se 4,1 milionë banorë, ka ka aktualisht më shumë se 20 000 raste aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco