Alarm për bombë në spitalin Covid, forcat e policisë në vendngjarje

Alarm për bombë në spitalin Covid, forcat e policisë në vendngjarje

17:41, 01/12/2020
A+ Aa A-

Një alarm për bombë është raportuar në një spital COVID në Selanik të Greqisë.

Alarmi u ngrit pas një telefonate kërcënuese për një bombë në Spitalin Papageorgiou, raportojnë mediat greke.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat nisën hetimin përkatës me ndihmën e TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese). 

Thirrja telefonike u bë në numrin 166 dhe një person i paidentifikuar deklaroi se një bombë ishte vendosur në katin e 3-të të spitalit në detyrë, në klinikën Covid-19 të Papageorgiou.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco