Greqia heton statistikat e Covid-19, në Shqipëri vazhdon heshtja

Greqia heton statistikat e Covid-19, në Shqipëri vazhdon heshtja

10:00, 01/12/2020
A+ Aa A-

Kryeprokurori i Athinës ka nisur një hetim ndaj Institutit të Shëndetit Publik në Greqi pas raportimeve nga media se ishte ngritur një sistem paralel për regjistrimin e rasteve nga koronavirusi, duke keqorientuar shkencëtarët për numrin real të rasteve.

Sipas EurActiv, hetimet nisën pasi dy gazeta të njohura raportuan gjatë fundjavës së ky institut kishte ngritur një sistem paralel regjistrimi me një kompani private.

Si pasojë, Komiteti i Sëmundjeve Infektive është lajmëruar me vonesë të paktën një javë për numrin real të infeksioneve.

Opozita ka vënë në diskutim besueshmërinë e shifrave të koronavirusit dhe ka shtuar presionin ndaj qeverisë, e cila është duke kaluar momente të vështira.

Ndërkohë në Shqipëri, opozita ka denoncuar konkretisht fshehjen e numrit të rasteve të vdekjeve. Megjithatë prokuroria ka heshtur dhe asgjë nuk ka lëvizur në drejtim.

Kujtojmë se në Francë janë bastisur shtëpitë e ish-ministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, në kuadër të hetimeve për abuzime gjatë pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco