Mbi 1 mijë raste të reja dhe 85 viktima nga COVID-19 në Greqi

Mbi 1 mijë raste të reja dhe 85 viktima nga COVID-19 në Greqi

17:31, 30/11/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, shteti fqinj raportoi 1044 raste të reja të virusit të ri në vend, nga të cilët 9 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, tha se numri i përgjithshëm i rasteve është 105271. Ndërkohë që 600 pacientë po trajtohen të intubuar, 581 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu sot janë publikuar 85 vdekje të reja të regjistruara duke shkuar në 2406 vdekje gjithsej në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco