Çmendet moti në Greqi, pritet acar dhe reshje dëbore

Çmendet moti në Greqi, pritet acar dhe reshje dëbore

08:57, 30/11/2020
A+ Aa A-

Në Greqinë fqinje pritet që nesër të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave, që do të shoqërohen me stuhi.

Intensiteti i shiut pritet ti kalojë 35mm ndërsa përpos tyre do të ketë dhe reshje dëbore e breshër në zona të lokalizuara.

Mbrëmja parashikohet që të jetë acar. Temperaturat parashikohen nga 0 në 6 gradë në pjesën veriore, në Thesali nga 5 në 14, në pjesën tjetër nga 9 në 19 gradë, në Ishujt Jon nga 13 në 18 dhe në pjesët ishullore të Egjeut nga 11 në 18 gradë, ndërsa në Kretë maksimumi do të arrijë 20-21 gradë Celsius.

Institucionet e emergjencave civile në Greqi janë vendosur në gatishmëri të plotë pas parashikimit për atë që pritet që të ndodhë duke nisur nga paraditja e nesërme në vendin fqinj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco