Rrëmbehen marinarët grek në Nigeri, kërkojnë shpërblim për lirimin e tyre

Rrëmbehen marinarët grek në Nigeri, kërkojnë shpërblim për lirimin e tyre

11:49, 29/11/2020
A+ Aa A-

Në Nigeri janë rrëmbyer nga piratët disa marinarë nga anija greke ‘Stelios K’ ndërsa kompania po kryen negociata të vazhdueshme për të bërë të mundur lirimin e tyre.

Sipas njoftimeve nga mediat greke thuhet se piratët kërkojnë shpërblim për lirimin e marinarëve.

Familjet e të rrëmbyerave janë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë, përfaqësuesit e së cilës i kanë siguruar ata se do të paguajnë shpërblimin dhe do të kthehen në shtëpi.

 Sulmet e piratëve janë në rritje në Guinea dhe janë një dhimbje koke për transportin ndërkombëtar. Në vitin 2020, ka pasur 24 sulme në rajon dhe gjithsej 128 marinarë janë marrë peng deri më tani.

Zonat që janë identifikuar si jashtëzakonisht të rrezikshme për një incident piraterie janë:

Azia Juglindore: Bangladeshi, Indonezia, ngushtica e Malacca, Malajzia, Kina Jugore, Singapori, Vietnami, me ngushticat e Malacca që janë më të rrezikshmet nga këto zona detare. Në këto zona ndodhin sulme piratësh në mënyrë që të marrin ose anijen ose ngarkesën e saj.

Amerika Qendrore dhe Jugore: Venezuela, Panama, Kolumbia, Brazili, Karaibet. Në këto zona detare pirateria zhvillohet në formën e grabitjes me një shkallë të ulët të përdorimit të forcës.

Bregu i Afrikës Perëndimore (Gjiri i Guinesë së Re): Nigeria dhe Angola. Në këto zona detare, pirateria karakterizohet nga përdorimi i dhunës së egër.

Bregu Lindor i Afrikës (Briri i Afrikës): Somalia kufizohet nga Gjiri i Adenit në veri dhe verilindje, ndërsa në lindje dhe juglindje me Oqeanin Indian.

Në vitet e fundit, sulmet pirate janë intensifikuar në Afrikën Perëndimore, dhe më konkretisht në Gjirin e Guinesë.

Kur rrëmbejnë marinarët ata shkojnë në xhungël derisa të paguhet shpërblimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco