Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 1 mijë raste pozitive me Covid

Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 1 mijë raste pozitive me Covid

21:53, 28/11/2020
A+ Aa A-

Këtë të shtunë, Maqedonia e Veriut ka shënuar rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar nga testimi i 3,127 mostrave në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e viktimave vijon: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Me këto viktima numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 1,699.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco