Ambasadori serb shpallet non grata/ Mali i Zi kërkon largimin e tij nga Podgorica

Ambasadori serb shpallet non grata/ Mali i Zi kërkon largimin e tij nga Podgorica

18:43, 28/11/2020
A+ Aa A-

Është shpallur  person “non grata”, ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozovic, ndërsa autoritetet vendase kanë kërkuar largimin e tij nga Podgorica.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme malazeze, në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozovicin person “non grata”, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai të largohet nga Mali i Zi.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e Ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

Sipas MPJ-së malazeze ai po ashtu ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ, Parlamentin e Malit të Zi.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviq”,  thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco