Presidenti i Maqedonisë: Shanset për zgjidhjen e debatit me Bullgarinë janë minimale

Presidenti i Maqedonisë: Shanset për zgjidhjen e debatit me Bullgarinë janë minimale

13:29, 27/11/2020
A+ Aa A-

Shanset që të arrihet zgjidhje me Bullgarinë janë minimale, por ekzistojnë. Kështu vlerëson Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski në një intervistën për DW.

Ai thekson se bëhet fjalë për tentativë që çështjet e identitetit të vihen në tavolinën e negociatave, ndërsa për këtë askush në botë as nuk ka negociuar, as nuk do të negociojë, citon INA.

Pendarovski thotë se deklarata e parlamentit bullgar dhe memorandumi i dërguar BE-së, kanë dalë jashtë kornizave të marrëveshjes dhe siç thekson ai këtu nuk kemi hapësirë për manovrime, sepse kërkesat kanë të bëjnë me çështje për të cilat nuk negociohen.

I pyetur nëse mundemi të shpresojmë në zgjidhje, Pendarovski tha se ajo nuk varet nga zgjidhja eventuale e kontestit aktuale.

“Nëse nuk niseni me mirëbesim gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, çdoherë mund të trilloni arsye për të mos e respektuar, ndërsa kompleksiteti i procesit të integrimeve evropiane jep mundësi të mjaftueshme procedurale për obstruksione të tilla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skenderi27/11/2020 17:31

kjo tregon qe ka plas midis sllaveve serbe dhe atyre bullgare ,ku kto te fundit jane me autokton se keta palo serbet e tjere,

Shto koment

Denonco