Grekët u përgatitën për valën e dytë: Blenë makina, hoqën dorë nga veshjet dhe bizhuteritë

Grekët u përgatitën për valën e dytë: Blenë makina, hoqën dorë nga veshjet dhe bizhuteritë

07:26, 27/11/2020
A+ Aa A-

Konsumatorët grekë zgjodhën në shtator të blinin makina për të shmangur përdorimin e transportit publik dhe kompjuterëve për t'u pajisur për telepunimin dhe orët në internet, një model sjelljeje ky që tregon se ata ndoshta parashikuan valën e dytë të pandemisë këtë vjeshtë.

Të dhënat e Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT) mbi qarkullimin e tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të vitit gjithashtu treguan se konsumatorët shmangëin blerjen e rrobave të reja, përsëri në pritje të një bllokimi të dytë.

Qarkullimi i tregtisë me pakicë arriti në 12.86 miliardë euro në korrik-shtator, me rënie 5.6% nga 13.62 miliardë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, kishte një rritje prej 19.8%, pasi konsumatorët u treguan të etur për t'u kthyer në pazar.

Ndër produktet që konsumatorët tentuan të injoronin në tremujorin e tretë ishin orët dhe bizhuteritë, si dhe produktet kozmetike.

Në këto dy kategori, qarkullimi shënoi rënie përkatësisht prej 40.4% dhe 38.5%.

Vetëm në shtator, të dhënat e disponueshme deri më sot treguan një rënie marxhinale prej 0.3% nga viti në vit në qarkullimin me pakicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco