Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Situatë dramatike, Greqia transporton me avion të sëmurët me Covid 19

Situatë dramatike, Greqia transporton me avion të sëmurët me Covid 19

11:40, 26/11/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin e kësaj të enjte tre pacientë me koronavirus në Greqi janë transportuar me një avion C130, i cili u nis nga Aeroporti Elefsina për në Kavala.

Avioni ka marrë  tre pacientë të sëmurë me koronavirus që po trajtoheshin në Spitalin e Dramës për ti transportuar për në Athinë.

Mediat vendase bëjnë me dije se avioni ka kapacitetin për të transportuar tre pacientë, secili prej të cilëve duhet të shoqërohet nga një mjek, i cili do të jetë përgjegjës derisa pacienti të pranohet në një spital në Atikë.

Sipas raportimeve pacientët janë nga 75 deri në 76 vjeç dhe do të mjekohen në spitalet “Evangelismos”, “Attikon” dhe “Sotiria”.

Greqia është në limitet e kapaciteteve spitalore dhe është menduar transporti i të sëmurëve nga spitalet e Selanikut ose ndonjë rajoni tjetër nëpërmjet avionëve dhe trenave që do të shërbejnë posaçërisht vetëm për këtë emergjencë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco