'Ali Ahmeti, iniciator dhe mbështetës i ndihmës financiare për mbrojtjen e UÇK në Hagë'

'Ali Ahmeti, iniciator dhe mbështetës i ndihmës financiare për mbrojtjen e UÇK në Hagë'

14:35, 25/11/2020
A+ Aa A-

“Ali Ahmeti është iniciator i ndihmesës financiare për mbrojtjen e kredibilitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Gjykatës Speciale në Hagë”. Këtë deklaratë bëri sot gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Zv.Kryeministren e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, Grubi u pyet posaçërisht për këtë çështje nga gazetarët.

Media: Z. Grubi! A u takua Ali Ahmeti me vëllanë e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe për çfarë kanë folur? A kanë folur për krijimin e fondit të posaçëm për ndihmë të Thaçit, Veselit, Rexhepit dhe Krasniqit dhe të tjerëve në Hagë, meqënëse ka përmendur ndihmën financiare në Klikplus në TV21 në Maqedoni?

Zv.Kryeministri Grubi: Për takimet e z. Ali Ahmeti nuk do të isha në dijeni. Por për pjesën e dytë të pyetjes suaj, gjithsesi po, se z.Ahmeti e tha atë edhe në intervista në media në Kosovë, edhe në Maqedoninë e Veriut, dhe është iniciator i ndihmesës financiare për procesin e mbrojtjes së kredibilitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Gjykatës Speciale në Hagë dhe këtë e ka përmendur disa herë me radhë.

Është iniciator dhe e mbështet tërësishëm gjithë këtë proces për arsye se duhet të solidarizohemi të gjithë bashkë  me atë fond në ndihmë të përfaqësuesve të lartë të UÇK-së, të cilët gjenden atje.

E dini...këta burra që tashmë gjenden në Hagë, në 1998-ën po edhe përpara 1998-ës, bashkë me shumë shokë të tyre, ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën e tyre për lirinë e Kosovës dhe tani po sakrifikojnë lirinë e tyre për shtetësinë e Kosovës dhe ne duhet të sakrifikojmë pak për të mbështetur ata./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco