Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Nëse merrni avionët F-35, do t’iu sulmojmë me raketat…’/ Gjenerali turk mesazh Greqisë

‘Nëse merrni avionët F-35, do t’iu sulmojmë me raketat…’/ Gjenerali turk mesazh Greqisë

18:25, 24/11/2020
A+ Aa A-

Ish-Gjenerali i Ushtrisë turke, Nexhat Eslen, ka folur për spekullimet se Greqia po merr avionët F-35 në për të luftuar Turqinë.

Në një intervistë që ai, është shprehur se nëse Greqia mendon që t’i përdorë këto avjonë, ata do t’i përgjigjen me raketat S-400, të blera në Rusi.

Më tej, ai ka thënë se Turqia nuk ka për të hezituar në lidhje me përdorimin e këtyre raketave nëse sulmohen. Në fund Elsen shtoi se për të kthyer balancën në rajon mund të merren shumë masa të ashpra.

“Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.

Greqia disa ditë më parë i ka dërguar një kërkesë SHBA-së për të blerë 18-20 avionë të tipit F-35, në mënyrë që të mbrohen nga reagimët dhe “sulmet” e Turqisë. Ndërsa Turqia raketat S-400 i ka blerë nga Rusia pa lejen e NATO-së dhe deri tani ka kryer vetëm një testim të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco