Serbia nuk aspiron për anëtarësim në NATO, thotë Ministri i Mbrojtjes

Serbia nuk aspiron për anëtarësim në NATO, thotë Ministri i Mbrojtjes

08:06, 24/11/2020
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se Serbia nuk ka aspirata për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe se pjesëmarrja në Programin e "Partneritetit për Paqe" është korniza më optimale për bashkëpunim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Stefanoviq diskutoi për raportet mes Serbisë dhe NATO-s me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Beograd, Gilles Plug, dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s, Tommaso Vitale, njofti REL.

Në ambasadën e Mbretërisë së Holandës është e vendosur edhe përfaqësia për komunikimin e NATO-s me Serbinë.

Ambasadori Plug theksoi se ai e vlerësoi bashkëpunimin midis Serbisë dhe NATO-s si të dobishëm për të dyja palët dhe vuri në dukje mundësinë e përdorimit të kapaciteteve logjistike të NATO-s, brenda kornizës së bashkëpunimit mjekësor në luftimin e pandemisë së COVID-19.

Ndërsa gjenerali Vitale theksoi se Serbia është një partner i besueshëm, dhe ka një rol kryesor për stabilitetin në rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë më parë ka dërguar mesazhe se Serbia nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e NATO-s. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vullin ka thënë në dhjetor të vitit 2019 se Serbia nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “dhe kjo shumicë parlamentare udhëheqin me shtetin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco