VIDEO/ Momenti kur zbarkojnë trupat gjermanë në anije, mediat turke: ‘Komandanti grek urdhëroi kontrollin e anijes tonë’

VIDEO/ Momenti kur zbarkojnë trupat gjermanë në anije, mediat turke: ‘Komandanti grek urdhëroi kontrollin e anijes tonë’

14:32, 23/11/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga incidenti që ndodhi në detin Mesdhe mes fregatës gjermane dhe anijes së mallrave turke.

Sipas medieve turke ai që urdhëroi kontrollin e anijes është komandanti grek që monitoron operacionin ‘Paqja’ në kontrollin e anijeve për të ndalur kontrabandën e armëve drejtë Libisë

"Sfida nga komandanti grek në Mesdheun Lindor", është titulli i një postimi nga trthaber.com, shoqëruar me një video nga moment që forcat gjermane u ulën në anijen turke.

Publikimi shprehet se në shkelje të ligjit ndërkombëtar, komandanti grek i forcave të operacionit "Paqja" urdhëroi fregatën gjermane "Hamburg" të kryente një inspektim në një anije turke "Roselina A" që po transportonte ndihma humanitare në Libi. "Anija u bllokua në shkelje të ligjit ndërkombëtar N.D të Peloponezit nga një fregatë gjermane pjesëmarrëse në Operacionin e Paqes me urdhër të komandantit Grek", thuhet në raport .

Oficeri i lartë i Marinës, Theodoros Mikropulos, ka qenë komandant i forcave të "Operacionit të Paqes" që nga fundi i Tetorit, kur ai mori përsipër frenat për kontroll në det, nga Admirali Italian Fabio Agostini.

Më parë gjatë ditës, Spiegel i Gjermanisë zbuloi se Ankara kishte bllokuar kontrollin e një anijeje turke nga një fregatë gjermane si pjesë e një misioni evropian për të monitoruar embargon e armëve në Libi.

Në minutën e fundit, kontrolli u parandalua, pas një proteste të fortë nga qeveria turke, e cila deklaroi se nuk dha miratimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco