Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Eksperti sigurisë: Të armatoset ushtria, Kosovë duhet ti përgjigjet kërcënimit serb

Eksperti sigurisë: Të armatoset ushtria, Kosovë duhet ti përgjigjet kërcënimit serb

10:49, 22/11/2020
A+ Aa A-

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka thënë se Serbia po e shfrytëzon Rusinë për tu furnizuar me armë, duke arritur buxhetin mbi 1 miliard këtë vit.

Ish-ushtaraku Ibishi foli edhe për kërcënimet që ka marrë Kosova nga Serbia, sa i përket një lufte të mundshme. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka heshtur ndaj këtyre deklaratave kërcënuese.

Eksperti ka kërkuar që ushtria e Kosovës duhet të armatoset sepse Serbia vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit.

“Normal që duhet të armatoset ushtria e Kosovës sepse nuk është vetëm çështja e armatimit, por Vuçiq vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit të Kosovës ku fton edhe vëllazërinë sllave. Është fat i mirë që kemi KFOR-in këtu që mundëson një zhvillim të kapaciteteve të FSK-së deri në përfundimin dhjetë vjeçar, mirëpo duhet ana politike dhe aspekti funksional të FSK-së të jenë shumë më përpara edhe ndaj kërcënimeve që po vijnë nga Serbia që vazhdon të jetë kërcënues për Kosovën”, deklaroi Ibishi për EO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco