Turqia dorë të hekurt ndaj personave që shpërndanin lajme të rreme pas tërmetit

Turqia dorë të hekurt ndaj personave që shpërndanin lajme të rreme pas tërmetit

12:07, 31/10/2020
A+ Aa A-
Autoritetet turke bënë me dije se kanë ndaluar 19 persona, 3 prej të cilëve u arrestuan të cilët kishin përhapur informacione të rreme dhe të papërshtatshme në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi vendin dhe që ka shkaktuar mbi 25 viktima dhe qindra të plagosur.
Në një komunikatë zyrtare zv/ministri Muhterem Ince deklaroi se personat e ndaluar bënë postime “të shëmtuara dhe imorale” në mediat sociale që nuk i shërbenin situatës me të cilën po përballej vendi.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë në Turqi bëri me dije se tashmë janë hequr nga rrjeti rreth 27 postimet e papërshtatshme që këta persona kishin bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco