Turqi/ Vinçat mbajnë në këmbë pallatin e dëmtuar

Turqi/ Vinçat mbajnë në këmbë pallatin e dëmtuar

10:49, 31/10/2020
A+ Aa A-

 

Tërmeti që goditi Turqinë deri tani është konfirmuar se u ka marrë jetën 25 personave, ndërsa më shumë se 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një goditje e përafërt me atë që tmerroi shqiptarët natën ë fund nëntorit ka shkaktuar tmerr dhe panik te banorët.

Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimin janë në terren dhe po punojnë për të nxjerr nga rrënojat personat e bllokuar, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme. Tërmeti i fuqishëm shembi 3 katetet e para të nja pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar. Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.

Tre katetet e para të ndërtesës, e cila ndodhet në Demirkent Site në rrethin Bayrakl?, ishin dyqane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco