‘U ngjita në frigorifer për t’i shpëtuar…’/ Biznesmeni grek rrëfen tmerrin pas tërmetit tragjik

‘U ngjita në frigorifer për t’i shpëtuar…’/ Biznesmeni grek rrëfen tmerrin pas tërmetit tragjik

19:03, 30/10/2020
A+ Aa A-

Menjëherë pas tërmetit që ndodhi ditën e sotme në Samos,uji ka vërshuar në ishullin grek.

Mediat greke kanë kontaktuar Nikos Gerontis, pronarin e një restoranti në Vathi, i cili përshkroi saktësisht se çfarë ndodhi në kohën e tërmetit dhe situatën që mbizotëron tani.

“Në momentin e tërmetit, dyqani ishte plot. Pastaj ai filloi të ngjitej e të ulej. Kemi parë pluhur gjithandej. Ne i nxorëm njerëzit nga dyqani, natyrisht disa ishin në banjë. Pas dhjetë minutash dhe pasi kishim kontaktuar familjet tona për t’u siguruar që ishte mirë, papritmas deti u qetësua dhe më vonë pamë që kishte ujë kudo.

Më pas pasoi një cunam i dytë. Në atë moment, unë isha i bllokuar në dyqanin tjetër dhe u shpëtova sepse u ngjita në një frigorifer”, tha Gerontis.

“Shumë prej artikujve të dyqanit ndodhen në mes të detit. Unë gjithashtu humba makinën time. Ekonomikisht, nëse unë llogaris dëmet e mia kostoja arrin 150,000 euro”, shtoi ai.

“Shumë ndërtesa të vjetra ranë në Ano Vathi. Tani kemi harruar tërmetin dhe po mendojmë për përmbytjet”, përfundoi biznesmeni i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco