Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkon në 12 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, rritet numri i të plagosurve

Shkon në 12 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, rritet numri i të plagosurve

18:09, 30/10/2020
A+ Aa A-

Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore turke ka bërë me dije se janë shënuar 12 viktima, 1 prej të cilëve është mbytur, ku ndërkohë që 419 persona janë plagosur si pasojë e shembjes së godinave.

Sakaq vijojnë kërkimet nën rrënojat, ku dhjetra godina janë shembur nga tërmeti, në një kohë që raportohet për shumë të bllokuar.

Tërmeti i magnitudës 6.6 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme brigjet e detit Egje, ku më të prekurit ishin ishulli grek i Samosit dhe qyteti i Izmirit në Turqi.

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magnitudës mbi 4 të shkallës rihter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco