‘Na ndihmoni, nuk marrim dot frymë’/ Publikohet mesazhi i qytetarit nën rrënojat në Turqi

‘Na ndihmoni, nuk marrim dot frymë’/ Publikohet mesazhi i qytetarit nën rrënojat në Turqi

17:52, 30/10/2020
A+ Aa A-

Pas tërmetit me magnitutë 6.6 në Izmir, shumë ndërtesa u shkatërruan dhe shumë persona mendohet të kenë ngecur nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe qytetarët po luftojnë me kohën për të shpëtuar ata që janë nën rrënoja, në mediat sociale po qarkullon një foto e dhimbshme.

Në foto duket mesazhi i dërguar nga një person që mendohet të jetë nën rrënoja dhe kërkon ndihmë. Qytetari që kërkon ndihmë shkruan:”..Ju lutem na ndihmoni, nuk po marrim dot frymë.”

Nga ana tjetër, personi që përgjigjet i thotë që t’i japë adresën në mënyrë që të shkojë ta ndihmojë.

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së të premtes shkaktoi edhe një mini-cunami.  Nga goditja kryesore deri në orën 16:00, u regjistruan 19 pas-tronditje me magnituta që varionin nga 3.3 në 4.8.

Kohëzgjatja e tërmetit u përcaktua si 15,68 sekonda sipas llogaritjeve të para. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco