Tjetër rekord i zi/ Greqia shënon rreth 1700 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Tjetër rekord i zi/ Greqia shënon rreth 1700 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

17:47, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rekord i zi u regjistrua sot në Greqi, pasi autoritetet njoftuan 1690 raste të reja me koronavirus, ku 35 prej tyre u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 37196, nga të cilat 55.2% janë burra, 4083 (11.0%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 13107 (35.2%) lidhen me një rast tashmë të njohur.

Fatkeqësisht ditën e sotme humbën jetën pesë persona, duke e rritur në total numrin e viktimave në 620. 236 (38.1%) gra dhe burrat e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco