Sizmiologu: Forca e çliruar nga tërmeti ishte sa shpërthimi i 35 bombave bërthamore

Sizmiologu: Forca e çliruar nga tërmeti ishte sa shpërthimi i 35 bombave bërthamore

17:40, 30/10/2020
A+ Aa A-

Tërmeti që tronditi mesditën e sotme Izmirin dhe Samosin, ka shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje në njerëz në qytetet bregdetare.

Sizmiologët raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter dhe me forcë 9 ballë.  

Siç bën me dije Haberler.com Profesori i Sizmiologjisë Ahmet Ercan, forca e çliruar nga tërmeti ishte kolosale, e njëjtë me atë të shpërthimit të 35 bombave bërthamore, raporton abcnews.al.

Deri më tani, në Izmir raportohen 6 të vdekur dhe më shumë se 250 të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e qytetarëve të mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë, sëfundmi në Greqi janë zbuluar trupat e dy të rinjve, 15 dhe 17 vjeç, të cilët ishin zënë poshtë nga një mur në Samos që u rrëzua gjatë tërmetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco