Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Egje, njerëzit vrapojnë nëpër rrugë, dëme të pallogaritshme

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Egje, njerëzit vrapojnë nëpër rrugë, dëme të pallogaritshme

13:52, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë të premte në brigjet e Egjeut, duke shkaktuar lëkundje në dy shtete, si në Turqi ashtu dhe në Greqi.

Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.6 Rihter ka qenë në veri të Samosit, ishull grek pranë Turqisë.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 6.6 Rihter me një epiqendër 19 kilometra në veriperëndim të ishullit, ndërsa  thellësia e tij ka qenë 10 km.

Sakaq lëkundje të shumta janë ndjerë dhe në Turqi, në qytetin Dode Dodekanezë pranë Izmirit, ku re pluhuri kanë mbuluar zonën, dhe kanë shkaktuar dëme materiale të shumta.

Derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse siç shihet në pamjet e mëposhtme, dëmet në qytetin turk janë të pallogaritshme. Mes ndërtesave që janë shembur janë edhe disa pallate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco