Vdes anti-shqiptari i madh, kreu i kishës serbe në Mal të Zi!

Vdes anti-shqiptari i madh, kreu i kishës serbe në Mal të Zi!

10:48, 30/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë. Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv, raporton REL.

Më 7 tetor është bërë e ditur, se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit. Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.

Kryepeshkopi i kishës serbe në Mal të Zi, i cili emrin e vërtetë e ka Risto Radoviç, njihet si një anti-shqiptar i madh dhe deklaratat e tij kanë qenë gjithmonë luftënxitëse, veçanërisht për sa i përket çështjes së Kosovës.

“Lufta është e paevitueshme në Ballkan, për shkak të kushteve të serbëve në Kosovë. Do të ketë një periudhë paqeje, por do të jetë një kohë që përgatit konfliktin e ri, betejën e re, luftën e re”, – deklaroi Amfilohije me 16 tetor të vitit 2017 për agjencinë e lajmeve Rojter.

Amfilohije e ktheu kishën në Mal të Zi, në një parti politike radikale antidemokratike, aq sa qeveria e atij vendi u detyrua që të nxjerrë një ligj radikal.

Ai ka qenë aktiv kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe angazhoi të gjithë forcat dhe burimet fetare në Mal të Zi, për të penguar më 2006 referendumin e pavarësisë së vendit të tij.

Megjithëse është vetë malazez, ai ka luftuar me të gjitha mjetet konstituimin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Malit të Zi dhe po ashtu, ka mohuar gjuhën dhe identitetin shtetëror e kombëtar malazez.

Ai veçanërisht shquhej për veprimtarinë e tij kundër pavarësisë së Kosovës. Organizoi dhjetëra mesha e liturgji kundër pavarësisë, duke nxitur urrejtje për shqiptarët.

Ai ndërhyri në mënyrë flagrante në politikën shtetërore malazeze, duke bërë presione e duke u dërguar letra kërcënimi presidentit dhe kryeministrit të Malit të Zi, që qeveria të mos merrte vendim për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Të gjitha këto u shoqëruan edhe me protesta të dhunshme në Podgoricë me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ku dora e shërbimeve sekrete serbe dhe e Peshkopit Amfilohije dolën hapur.

“Unë jam i lumtur të them se Risto Radoviç, Amfilohije, ka parë tek ne një forcë kundër gjithçkaje që ai përfaqëson: shovinizmin nacional, mbrojtjen e kriminelëve të luftës, luftën civile. Amfilohije i trembet drejtësisë. Ai e ndjen se drejtësia europiane do të shkojë tek ai, sa më shumë ne i afrohemi BE-së. Është për të ardhur shumë keq që Gjykata e Hagës nuk ka akuzuar ndonjë nga udhëheqësit e kishës. Duke u fshehur pas fjalëve hyjnore dhe akteve satanike, një numër i madh i tyre meriton të çohen në gjyq”, ishte portreti që i bënte përpara pak vitesh, ish- kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjika. 30/10/2020 14:49

Vaftë në ferr.

Landi30/10/2020 13:14

u mbyll edhe nje hale

PD Elbasan30/10/2020 12:07

INSHALLAH terheq kemben zvarre te mare dhe ca te tjere me vete!!!

daku30/10/2020 12:00

Next pls!

Xha Liri30/10/2020 11:49

Dhe tani te beje dashnoren e djallit ne FERR, ashtu si miqte e tij pederaste greko-serbe...

Dulla30/10/2020 11:04

I shkofte shpirti ne hale.Amin.

Shto koment

Denonco