Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Asnjë motiv nuk mund të justifikojë vrasjen’/ Turqia dënon sulmin në Nisë

‘Asnjë motiv nuk mund të justifikojë vrasjen’/ Turqia dënon sulmin në Nisë

20:18, 29/10/2020
A+ Aa A-

Turqia ka dënuar me forcë atentatin në Nisë.

“Asnjë motiv nuk mund të justifikojë vrasjen e një personi dhe as dhunën. Është e qartë se kush organizon një sulm të tillë brutal në një vend të shenjtë kulti nuk ka vlera fetare, humane dhe morale”, shkruan në një shënim ministria e jashtme e Turqisë.

Gjithashtu shpreh solidaritet me popullin francez dhe luftën kundër terrorizmit dhe dhunës.

Kjo vjen si kthesë në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas tensioneve dhe fyerjeve të fundit.

Ndërkohë, është verifikuar një sulm në konsullatën franceze në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve, një roje mbeti i plagosur me thikë nga një agresor saudit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco