Kërcënohet me jetë lideri i `Ura` në Malin e Zi, shqiptari Dritan Abazoviç!

Kërcënohet me jetë lideri i `Ura` në Malin e Zi, shqiptari Dritan Abazoviç!

13:04, 29/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i partisë politike, `Ura`, Dritan Abazoviç, është kërcënuar me jetë. Përmes një llogarie në rrjetin social, Abazoviçit iu tha se do të të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze, raporton rtcg.

Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, me inicialet R.S., si personin që i ka dërguar kërcënimet kreut të partisë Ura.
“Kërcënimet ndaj liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, u kryen nga një llogari në rrjetin social. U identifikua 69-vjeçari nga Rozhaja, si personi që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia.
Sipas deklaratës së një të afërmi personi me inicialet R.S, që ka dërguar mesazhet kërcënuese nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi. Ndërkohë autoritetet deklarojnë se përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, iu përcoll Interpolit në Suedi një kërkesë për gjetjen e 69-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco